Studimi: Kafeina mund të ndihmojë në luftën kundër obezitetit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Qershor, 2026 15:17

Studimi: Kafeina mund të ndihmojë në luftën kundër obezitetit

Kafeina mund të ketë efekt pozitiv në luftën kundër obezitetit, sipas një studimi të publikuar nga studiues të Universitetit të Illinoisit dhe të botuar në revistën shkencore “Functional Foods”.

Sipas këtij hulumtimi, kafeja mund të ndikojë në reduktimin e depozitimit të yndyrnave në trup, duke ulur prodhimin e triglicerideve dhe kufizuar shtimin në peshë.

Eksperimenti është realizuar te minjtë laboratorikë, të cilët janë ushqyer me një dietë të pasur me yndyrë dhe karbohidrate, ndërsa një pjesë e tyre ka konsumuar kafeinë në doza të krahasueshme me rreth katër filxhanë kafe në ditë.

Rezultatet treguan se minjtë që konsumuan kafeinë shtuan më pak peshë trupore dhe grumbulluan dukshëm më pak yndyrë krahasuar me grupin tjetër që nuk konsumoi kafeinë.

Studiuesit theksojnë se, ndonëse rezultatet janë premtuese, nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar efektet e plota të kafeinës tek njerëzit.

Flaka

67
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Qershor, 2026 15:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?