Si ndihmojnë vezët në forcimin e muskujve dhe imunitetit
Veza konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin e njeriut, duke u rikthyer fuqishëm në dietat moderne pas viteve kur ishte kritikuar për ndikim negativ në shëndet.
Sipas ekspertëve të ushqyerjes, një vezë përmban rreth 6 gramë proteina të cilësisë së lartë, duke ofruar të gjitha aminoacidet thelbësore që trupi ka nevojë të marrë nga ushqimi. Kjo e bën atë një alternativë të ngjashme me mishin për sa i përket vlerës ushqyese.
Proteinat e vezës njihen gjithashtu për efektin e tyre ngopës, duke ndihmuar në kontrollin e urisë. Studimet tregojnë se një mëngjes i pasur me vezë mund të rrisë ndjenjën e ngopjes dhe të ulë konsumimin e ushqimit gjatë pjesës tjetër të ditës.
Veç kësaj, vezët janë të pasura me luteinë, një antioksidant i rëndësishëm për shëndetin e syve, i cili ndihmon në mbrojtjen e retinës nga dëmtimet e shkaktuara nga plakja dhe ekspozimi ndaj dritës blu nga pajisjet elektronike.
Prej kohësh është diskutuar lidhja e vezëve me kolesterolin, por studimet e fundit tregojnë se konsumimi i moderuar i tyre nuk rrit rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare tek shumica e njerëzve.
Gjithashtu, vezët luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e masës muskulore, veçanërisht tek personat mbi 30 vjeç, duke ndihmuar në rikuperimin dhe forcimin e muskujve pas aktivitetit fizik.
Flaka










