Tottenham mbyll marrëveshjen për Van Hecke, gati 52 milionë funte për holandezin
Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje me Brighton për transferimin e mbrojtësit qendror Jan Paul van Hecke në një operacion që pritet t’i kushtojë klubit londinez 52 milionë funte.
Sipas raportimeve, marrëveshja mes dy klubeve është finalizuar pasi lojtari kishte dhënë dakordësinë e tij për transferimin që një javë më parë. Spurs do të paguajnë shumën fikse prej 52 milionë funtesh për të siguruar shërbimet e mbrojtësit holandez, i cili konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më premtues në Premier League.
Ndërkohë, Luka Vušković nuk do të përfshihet në këtë operacion. Brighton vazhdon të insistojë për transferimin e talentit kroat, por Tottenham ka refuzuar edhe një ofertë tjetër prej 35 milionë funtesh për mbrojtësin e ri.
Merkatoja e Spurs nuk pritet të ndalet këtu. Pas afrimeve të Senesi, Robertson dhe tashmë Van Hecke, klubi londinez ka vendosur fokusin te një tjetër emër i madh. Objektivi i radhës është mesfushori italian Sandro Tonali, i cili konsiderohet një nga prioritetet kryesore për forcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Tottenham duket i vendosur të ndërtojë një ekip konkurrues për të synuar trofetë dhe një vend në majën e futbollit anglez dhe evropian.
Flaka












