Problemet më të zakonshme të lëkurës gjatë verës dhe si t’i shmangni ato
Vera është një nga stinët më të dashura të vitit, por temperaturat e larta dhe qëndrimi më i gjatë në ambiente të hapura mund të sjellin një sërë problemesh për lëkurën. Djersitja e tepërt, irritimet pas depilimit dhe pickimet e mushkonjave janë ndër shqetësimet më të zakonshme gjatë kësaj periudhe.
Ekspertët rekomandojnë disa mënyra të thjeshta për t’i parandaluar këto probleme dhe për ta kaluar verën sa më rehat.
Djersitja e tepërt
Për të reduktuar djersitjen dhe parehatinë që ajo shkakton, këshillohet të vishni rroba prej pambuku dhe materiale të lehta, të cilat lejojnë lëkurën të marrë frymë dhe ndihmojnë në mbajtjen e trupit më të freskët.
Irritimi i lëkurës pas depilimit
Skuqja, kruajtja dhe ënjtja e lëkurës pas depilimit janë probleme të shpeshta, veçanërisht gjatë verës. Për të qetësuar lëkurën, mund të përdorni disa pika vaj livandoje të holluara dhe t’i aplikoni në zonën e irrituar.
Mushkonjat
Mushkonjat janë ndër bezdisjet më të mëdha të sezonit veror. Për t’i mbajtur larg, rekomandohet përdorimi i vajit të eukaliptit, i cili njihet për aromën e tij që vepron si repelent natyral kundër insekteve.
Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, mund të shmangni disa nga problemet më të zakonshme të verës dhe të shijoni ditët e ngrohta pa shqetësime.
Flaka










