Liverpool ka befasuar tregun e transferimeve duke ndërhyrë në momentet e fundit për të siguruar shërbimet e talentit spanjoll, Víctor Muñoz, i cili ishte shumë pranë kalimit te Newcastle United.
Sipas raportimeve, klubi nga “Anfield” ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej 40 milionë eurosh të lojtarit të Osasuna, duke fituar garën për nënshkrimin e anësorit spanjoll.
Mësohet se Liverpool ka arritur gjithashtu marrëveshje të plotë me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, ndërsa zyrtarizimi i transferimit pritet të vijë së shpejti.
Lëvizja konsiderohet një goditje e rëndësishme nga drejtuesit e Liverpoolit, pasi Newcastle kishte avancuar ndjeshëm negociatat dhe ishte pranë finalizimit të marrëveshjes. Megjithatë, ndërhyrja e “The Reds” në momentet e fundit ka ndryshuar rrjedhën e operacionit.
Nëse transferimi konfirmohet, Muñoz do të bëhet një nga afrimet më interesante të verës për skuadrën angleze, e cila po synon të forcojë repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Qershor, 2026 12:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.