Qumështi me mjaltë, ilaç natyral për frymëmarrjen dhe stomakun
Kombinimi i qumështit dhe mjaltit është përdorur prej kohësh si në ushqyerje ashtu edhe në kujdesin natyral të trupit. Ky miks konsiderohet nga shumë ekspertë si një kombinim i thjeshtë, por me vlera të shumta për organizmin.
Sipas njohurive të ushqyerjes, konsumimi i rregullt i një gote qumësht me pak mjaltë natyral mund të ndikojë pozitivisht në energji, tretje dhe mirëqenie të përgjithshme.
Një gotë qumësht me mjaltë në mëngjes mund të ndihmojë në rritjen e qëndrueshmërisë gjatë ditës dhe të ofrojë energji të qëndrueshme për organizmin.
Përveç konsumit, ky kombinim përdoret edhe në kujdesin e lëkurës. Përzierja e qumështit të ngrohtë me mjaltë aplikohet shpesh si pastrues natyral i fytyrës, duke ndihmuar në hidratimin dhe freskimin e lëkurës.
Disa studime dhe përdorime tradicionale sugjerojnë se ky kombinim mund të ketë efekt anti-plakje, falë vetive të antioksidantëve dhe përbërjeve natyrale që përmban mjalti dhe qumështi.
Gjithashtu, kombinimi i tyre njihet për efektin antibakterial, duke ndikuar në luftimin e disa baktereve të dëmshme dhe mbështetjen e sistemit imunitar.
Në aspektin e tretjes, qumështi me mjaltë mund të ndihmojë në qetësimin e stomakut, reduktimin e fryrjes dhe përmirësimin e funksionit të zorrëve, veçanërisht kur konsumohet i ngrohtë.
Po ashtu, përdoret shpesh si ndihmës natyral për rrugët e frymëmarrjes, duke ndihmuar në lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe kollës.
Flaka










