Dhimbja e shpinës, një nga problemet më të shpeshta të jetes moderne – si ta parandaloni
Dhimbja e shpinës konsiderohet një nga problemet më të përhapura shëndetësore në botë, kryesisht si pasojë e stilit të jetesës sedentare dhe qëndrimit për orë të tëra ulur.
Sipas specialistëve të shëndetit, ky shqetësim është aq i zakonshëm sa rreth 80% e njerëzve pritet ta përjetojnë në një moment të jetës së tyre, veçanërisht në zonën e pjesës së poshtme të shpinës.
Dhimbja e shpinës mund të shfaqet në formë akute ose kronike, dhe shpesh shkaktohet nga tendosje të muskujve, ligamenteve ose qëndrime të gabuara trupore gjatë ditës.
Ekspertët theksojnë se parandalimi është shumë i rëndësishëm. Qëndrimi i gjatë ulur pa lëvizje rrit rrezikun e problemeve, prandaj rekomandohet qëndrimi korrekt i trupit, përdorimi i karrigeve ergonomike dhe pushime të shkurtra gjatë punës.
Ndryshe nga praktikat e mëparshme kur rekomandohej pushim i plotë, sot mjekët këshillojnë aktivitet fizik të lehtë dhe të rregullt. Ecja, joga dhe noti konsiderohen ndër aktivitetet më të dobishme për lehtësimin e dhimbjes dhe forcimin e muskujve të shpinës dhe barkut.
Ushtrimet e përditshme të zgjatjes për rreth 15 minuta dhe forcimi i muskujve abdominal mund të ndihmojnë ndjeshëm në parandalimin e këtij problemi të zakonshëm.
Flaka
















