Olise: “Futbolli është art”
Michael Olise ka ndarë një reflektim të thellë mbi mënyrën se si e sheh futbollin, duke e përshkruar atë si një formë arti dhe shprehjeje krijuese në fushë. Në një intervistë për L’Équipe, ylli francez foli për filozofinë e tij të lojës, rrugëtimin e tij dhe pozicionin e preferuar.
“Unë mendoj se futbolli mund të jetë një formë arti”
“Unë e shoh veten thjesht si një lojtar krijues. Nuk e shoh veten si artist, por më pëlqen që futbolli të jetë i bukur për tifozët, për ata që e shikojnë në TV dhe duan të shijojnë lojën”
Ai gjithashtu kujtoi rrugët e tij të para në futboll:
“Mësova futbollin në rrugë… me vëllain tim, duke luajtur një kundër një dhe duke goditur topin në mur. Ato kushte janë liri e vërtetë”
Duke folur për pozicionin e tij, ai shtoi:
“Pozicioni im i preferuar është numri 10. Jam rritur duke luajtur aty, është më natyral për mua. Tani luaj në krah, por ndjej se numri 10 më përshtatet më shumë.”
Deklaratat e tij tregojnë një lojtar që kombinon talentin teknik me një filozofi moderne të futbollit
Flaka












