Si rigjenerohet trupi i njeriut dhe ushqimet që ndihmojnë në këtë proces
Trupi i njeriut ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’u rigjeneruar në mënyrë natyrale, duke zëvendësuar vazhdimisht qelizat e vjetra me të reja. Sipas të dhënave shkencore, lëkura rigjenerohet përafërsisht çdo 30 ditë, ndërsa rruazat e kuqe të gjakut çdo katër muaj. Çdo ditë, organizmi largon rreth 50 miliardë qeliza të vjetra.
Kjo aftësi rigjeneruese ka nxitur zhvillimin e mjekësisë rigjeneruese, një fushë që synon të ndihmojë trupin në rikuperim, uljen e inflamacionit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.
Sipas ekspertëve, mënyra e të ushqyerit luan rol të rëndësishëm në këtë proces, pasi një dietë e shëndetshme ndihmon në rigjenerimin më të shpejtë të qelizave dhe në uljen e inflamacionit në trup. Ushqimet e pasura me ngjyra të ndryshme konsiderohen veçanërisht të dobishme: perimet portokalli si karrota përmbajnë vitaminë A, ato jeshile janë të pasura me vitamina B, ndërsa ushqimet e kuqe me vitaminë C dhe antioksidantë.
Ushqimet që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe rigjenerojnë trupin
Ekspertët përmendin disa ushqime kryesore që ndihmojnë në këtë proces:
• Frutat e pyllit – të pasura me antioksidantë që mbështesin riparimin e qelizave dhe funksionin e mëlçisë
• Produktet e detit – burim i acideve yndyrore që mbrojnë zemrën dhe trurin
• Brokoli – ndihmon në pastrimin e organizmit dhe mbështet mëlçinë
• Xhenxhefili – ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon rigjenerimin natyral
• Farat dhe arrorët – përfshirë arrat, bajamet dhe farat e linit, të dobishme për inflamacionin dhe metabolizmin
• Kërpudhat – ndihmojnë në mbrojtjen dhe pastrimin e qelizave të mëlçisë
Sipas këtij koncepti, një dietë e larmishme dhe e pasur me ushqime natyrale ndihmon trupin të funksionojë më mirë dhe të luftojë inflamacionin në mënyrë natyrale.
Flaka
















