Manchester City ka arritur marrëveshje me Nottingham Forest për transferimin e mesfushorit Elliot Anderson, në një operacion që mund të arrijë vlerën totale prej 116 milionë paundësh.
Pas disa ditësh negociatash intensive, klubet kanë finalizuar marrëveshjen, ndërsa lojtari ka kërkuar zyrtarisht nga Nottingham Forest që ta lejojë të largohet për t’iu bashkuar gjigantëve të Anglisë.
Sipas raportimeve, Anderson ishte i vendosur që të transferohej në “Etihad Stadium”, ndërsa kontrollet mjekësore pritet të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, aty ku Manchester City ndodhet për përgatitjet verore.
Nëse realizohen të gjitha bonuset e parashikuara në kontratë, shuma e transferimit mund të arrijë deri në 116 milionë paund, duke e bërë këtë një nga marrëveshjet më të bujshme të merkatos së verës.
Manchester City vazhdon kështu të investojë fuqishëm në skuadër, duke siguruar një nga talentet më të kërkuara të futbollit britanik.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
26 Qershor, 2026 14:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.