A ndikon ushqimi në humor? Ja çfarë duhet të hani për më shumë energji dhe mirëqenie
Kur ndiheni pa humor, shumë njerëz i drejtohen menjëherë ushqimeve të ëmbla apo kalorike si akullorja, picat apo ëmbëlsirat. Megjithatë, sipas disa këshillave ushqyese, këto zgjedhje mund të japin vetëm kënaqësi të momentit dhe jo një përmirësim afatgjatë të humorit.
Ekspertët e ushqyerjes theksojnë se regjimi i duhur ushqimor mund të ndikojë në prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina dhe dopamina, të cilat lidhen ngushtë me ndjenjën e mirëqenies dhe stabilitetit emocional.
Sipas disa hulumtimeve, një pjesë e madhe e serotoninës prodhohet në aparatin tretës, duke e bërë shëndetin e zorrëve një faktor të rëndësishëm për gjendjen emocionale të njeriut.
Për këtë arsye, rekomandohet konsumimi i ushqimeve të pasura me probiotikë, vitamina të kompleksit B, omega-3, si dhe minerale si hekuri, zinku dhe seleniumi, të cilat mbështesin funksionimin normal të trurit dhe sistemit nervor.
Ndër ushqimet që përmenden shpesh si të dobishme për humorin dhe energjinë janë arrat e Brazilit, qershitë, çokollata e zezë, bananet, tërshëra, peshku, kosi dhe spinaqi.
Flaka










