Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni vezë të ziera? Ja përfitimet që duhet të dini
Veza e zier konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme dhe më të pasura me vlera ushqyese, duke qenë një zgjedhje ideale për mëngjes ose si pjesë e një diete të ekuilibruar. Përveçse është e pasur me proteina, ajo furnizon organizmin me vitamina dhe minerale të rëndësishme që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm.
Ekspertët theksojnë se zierja është një nga mënyrat më të shëndetshme të gatimit të vezës, pasi nuk kërkon përdorimin e yndyrave shtesë që mund të rrisin nivelin e kolesterolit. Për shumicën e të rriturve të shëndetshëm, konsumimi i një veze në ditë konsiderohet i sigurt.
Një nga përfitimet kryesore të vezës së zier është ndihma në kontrollin e peshës trupore. Falë përmbajtjes së lartë të proteinave, ajo rrit ndjesinë e ngopjes dhe mund të ndihmojë në uljen e konsumit të kalorive gjatë ditës.
Vezët përmbajnë gjithashtu yndyra të shëndetshme, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e një niveli normal të kolesterolit, mbështesin shëndetin e zemrës dhe ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Përmbajtja e lartë e proteinave është e rëndësishme për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e muskujve, si dhe për funksionimin normal të organeve dhe qelizave të organizmit.
Një tjetër përfitim i rëndësishëm lidhet me shëndetin e syve. Veza është burim i mirë i vitaminës A, e cila ndihmon në ruajtjen e shikimit, mbështet funksionimin e retinës dhe ul rrezikun e problemeve me sytë.
Po ashtu, vitamina D që gjendet në vezë luan rol kyç në forcimin e kockave dhe dhëmbëve, duke ndihmuar organizmin të përthithë kalciumin në mënyrë më efikase.
Specialistët rekomandojnë që veza e zier të përfshihet në një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe të kombinohet me sallata, spinaq, patate, mish pule ose peshk për një vakt të balancuar.
Flaka
















