Ja çfarë ndodh me trupin kur hani mollë çdo mëngjes
Një shprehje popullore thotë: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik”, dhe sipas ekspertëve të ushqyerjes, kjo nuk është rastësi, por një këshillë me bazë shëndetësore.
Mollët, sidomos ato jeshile, konsiderohen ndër frutat më të pasura me fibra, vitamina dhe minerale, duke ofruar përfitime të shumta për organizmin.
Sipas të dhënave ushqyese, mollët jeshile ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, balancimin e nivelit të glukozës në gjak dhe kontrollin e oreksit. Ato mund të konsumohen në mëngjes me stomak bosh për të përfituar maksimalisht nga vlerat e tyre.
Ato janë të pasura me antioksidantë si flavonoidet dhe vitamina C, të cilat ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet që lidhen me sëmundjet kronike.
Gjithashtu, mollët jeshile ndihmojnë në rënien në peshë për shkak të përmbajtjes së ulët kalorike dhe nivelit të lartë të fibrave që rrisin ndjesinë e ngopjes dhe përmirësojnë metabolizmin.
Një tjetër përfitim lidhet me rregullimin e sheqerit në gjak, ku fibrat e tretshme ngadalësojnë përthithjen e glukozës, duke ndihmuar sidomos personat me rrezik për diabet të tipit 2.
Përfitime të tjera përfshijnë përmirësimin e shëndetit oral, pasi fibrat ndihmojnë në pastrimin e gojës, si dhe mbështetjen e funksionit të zemrës për shkak të përmbajtjes së kaliumit.
Flaka
















