Pse avokado është më e shëndetshme se sa mendoni?
Avokado konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme falë përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese dhe yndyrave të mira. Ky frut është gjithnjë e më i pranishëm në dietat e përditshme, si në sallata, sandviçe apo në formën e salcës guacamole.
Sipas ekspertëve të ushqyerjes, avokado është më i pasur me yndyra të shëndetshme krahasuar me shumë fruta të tjera, duke e bërë më të ngopshëm dhe të dobishëm për organizmin.
Burim i rëndësishëm kaliumi
Një nga veçoritë më pak të njohura të avokados është përmbajtja e lartë e kaliumit. Madje, sipas specialistëve, avokado përmban më shumë kalium sesa bananet.
Ekspertët shpjegojnë se kaliumi ndihmon në funksionimin e muskujve dhe mund të lehtësojë ngërçet muskulore. Për krahasim, një banane mesatare përmban rreth 422 mg kalium, ndërsa një avokado e ngjashme arrin rreth 690 mg.
Përfitime të tjera shëndetësore
Avokado përmban gjithashtu vitamina të rëndësishme si vitamina C, e cila lidhet me përmirësimin e rikuperimit të muskujve dhe funksionit të sistemit imunitar.
Disa studime sugjerojnë se konsumimi i avokados mund të ndihmojë në stabilizimin më të shpejtë të presionit të gjakut pas aktivitetit fizik, duke e bërë atë një ushqim të vlefshëm për personat aktivë.
Megjithatë, për shkak të përmbajtjes së lartë kalorike dhe yndyrnave, ekspertët këshillojnë konsum të moderuar, veçanërisht për personat që synojnë humbje peshe.
Flaka
















