Si ta luftoni stresin? Disa zakone të thjeshta që mund të ndihmojnë mendjen dhe trupin
Stresi është bërë një nga problemet më të zakonshme të jetës moderne, duke prekur shumë njerëz dhe duke ndikuar në mirëqenien emocionale dhe fizike të tyre. Veçanërisht adoleshentët konsiderohen ndër grupet më të prekura nga presioni, ndryshimet emocionale dhe ritmi i shpejtë i jetës.
Ekspertët sugjerojnë disa mënyra të thjeshta që mund të ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe krijimin e një ekuilibri më të mirë në përditshmëri.
Një prej metodave të rekomanduara është meditimi, i cili mund të ndihmojë në qetësimin e mendjes dhe përmirësimin e përqendrimit. Edhe disa minuta qetësi gjatë ditës mund të ndikojnë pozitivisht në gjendjen emocionale.
Po ashtu, organizimi i jetës dhe krijimi i një rutine të rregullt mund të reduktojnë presionin dhe ankthin. Planifikimi i detyrave dhe menaxhimi i kohës ndihmojnë që aktivitetet e përditshme të mos kthehen në burim stresi.
Një rol të rëndësishëm luan edhe gjumi cilësor dhe me orar të rregullt, pasi pushimi i mjaftueshëm ndikon në humor, energji dhe funksionimin e trurit.
Megjithatë, në rastet kur stresi bëhet i vazhdueshëm ose ndikon seriozisht në jetën e përditshme, rekomandohet kërkimi i ndihmës nga profesionistë të shëndetit mendor.
Flaka
















