6 ushqime që ndihmojnë organizmin të mbështesë procesin natyral të pastrimit të trupit
Organizmi i njeriut ka mekanizma natyralë për eliminimin e substancave të panevojshme, ku rol të rëndësishëm luajnë mëlçia, veshkat dhe mushkëritë. Megjithatë, një dietë e pasur me ushqime të shëndetshme mund të ndihmojë funksionimin normal të këtyre proceseve.
Ushqimet e pasura me vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë mund të jenë një mbështetje e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm.
Brokoli është një nga perimet me shumë vlera ushqyese, pasi përmban vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të organizmit.
Frutat, si mollët, kumbullat, pjeshkët, por edhe frutat e pyllit si boronicat dhe luleshtrydhet, janë të pasura me fibra dhe përbërës të dobishëm për trupin.
Barishtet jeshile, përfshirë spinaqin dhe sallatën jeshile, përmbajnë antioksidantë dhe lëndë ushqyese që mbështesin funksionimin normal të organizmit.
Panxhari njihet për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve dhe përbërësve që mund të ndihmojnë shëndetin e mëlçisë.
Limoni, sidomos i konsumuar me ujë, është burim i vitaminës C dhe mund të kontribuojë në hidratimin dhe marrjen e lëndëve ushqyese.
Ndërkohë, uji mbetet një element thelbësor për funksionimin e veshkave dhe proceset natyrore të eliminimit të mbetjeve nga trupi. Hidratimi i mjaftueshëm ndihmon organizmin të funksionojë në mënyrë më efikase.
Ekspertët theksojnë se nuk ekziston një ushqim që “pastron gjakun” në mënyrë të menjëhershme, por një mënyrë e balancuar ushqimi, aktiviteti fizik dhe kujdesi për shëndetin ndihmojnë trupin të kryejë funksionet e tij natyrale.
Flaka










