Bananet dhe përfitimet e tyre: 5 mënyra si ky frut ndihmon organizmin
Bananet janë ndër frutat më të konsumuara në botë dhe njihen për përmbajtjen e lartë të mineraleve, vitaminave dhe energjisë natyrale që i ofrojnë trupit.
Të pasura me kalium, magnez, fibra, vitamina të grupit B, vitaminë C dhe karbohidrate, bananet mund të jenë një zgjedhje e mirë për një dietë të ekuilibruar dhe për mbështetjen e funksioneve të ndryshme të organizmit.
Ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut
Përmbajtja e lartë e kaliumit te bananet lidhet me ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup dhe funksionimin normal të sistemit kardiovaskular.
Mund të ndikojnë pozitivisht në humor
Bananet përmbajnë triptofan, një aminoacid që përdoret nga trupi për prodhimin e serotoninës, e cila lidhet me rregullimin e humorit.
Mbështesin tretjen
Falë fibrave dhe pektinës, bananet mund të ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit tretës dhe në përmirësimin e problemeve si kapsllëku.
Ndihmojnë gjatë sindromës premenstruale
Vitamina B6 që gjendet në banane mund të luajë rol në mbështetjen e metabolizmit dhe mirëqenies gjatë periudhës para menstruacioneve.
Megjithëse bananet kanë shumë vlera ushqyese, ato nuk zëvendësojnë trajtimet mjekësore, por mund të jenë pjesë e një ushqyerjeje të shëndetshme.
Flaka
















