8 shenja që tregojnë mungesë zinku në trup dhe ushqimet që e rikthejnë atë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2026 15:43

8 shenja që tregojnë mungesë zinku në trup dhe ushqimet që e rikthejnë atë

Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin normal të organizmit, pasi ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, riparimin e qelizave dhe proceset e shumta biologjike në trup.

Mungesa e zinkut mund të shfaqet përmes disa shenjave që shpesh neglizhohen. Ndër simptomat më të zakonshme janë imuniteti i dobët, humbja e nuhatjes dhe shijes, dëmtimi i thonjve, problemet me lëkurën, shërimi i ngadalshëm i plagëve, problemet me shikimin, vështirësitë në përqendrim dhe ndryshimet e humorit.

Ky mineral luan rol të rëndësishëm edhe te gratë shtatzëna, pasi kontribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të fetusit. Sipas ekspertëve, trupi ka nevojë për furnizim të rregullt me zink për të ruajtur funksionet jetësore.

Personat që mund të jenë më të rrezikuar nga mungesa e zinkut janë ata me ushqyerje jo të balancuar, vegjetarianët dhe veganët, personat me probleme të caktuara të tretjes, sëmundje të mëlçisë apo veshkave, diabet, si dhe ata që konsumojnë shumë alkool.

Burimet më të mira ushqimore të zinkut përfshijnë midhjet, mishin e viçit, farat e kungullit dhe susamin, fasulet, spinaqin, qiqrat dhe çokollatën e zezë.

Megjithatë, edhe konsumimi i tepërt i zinkut mund të shkaktojë efekte anësore si të përziera, dhimbje barku, mungesë oreksi dhe dhimbje koke. Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që marrja e tij të jetë në sasi të përshtatshme sipas nevojave të organizmit.

Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2026 15:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?