Chelsea mund të kryejë një tjetër valë largimesh para mbylljes së afatit kalimtar të verës, teksa disa emra të njohur të skuadrës janë në listën e futbollistëve që mund të largohen.
Sipas raportimit të The Telegraph, deri në gjashtë lojtarë mund të ndryshojnë klub gjatë javëve të ardhshme. Në këtë listë bëjnë pjesë Liam Delap, Enzo Fernández, Malo Gusto, Trevoh Chalobah, Nicolas Jackson dhe portieri Filip Jörgensen.
Largimet e mundshme vijnë në një periudhë kur drejtuesit e “Bluve” po punojnë për të balancuar skuadrën dhe për të krijuar hapësira për afrime të reja, pas një vere aktive në tregun e transferimeve.
Veçanërisht surprizues është përfshirja e Enzo Fernández në këtë listë, duke qenë se argjentinasi konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të mesfushës së Chelsea-t. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për largimin e ndonjërit prej tyre.
Me merkaton që po hyn në fazën vendimtare, pritet të shihet se cilët prej këtyre futbollistëve do të vazhdojnë karrierën larg “Stamford Bridge” dhe cilët do të mbeten pjesë e projektit për sezonin e ri.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Korrik, 2026 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.