Zyrtare nga Bayern: Olise nuk shitet, Real Madrid ndryshon objektivin
Bayern Munich ka shuar çdo spekulim rreth një transferimi të mundshëm të Michael Olise te Real Madrid. Drejtori sportiv i klubit bavarez, Christoph Freund, deklaroi se largimi i sulmuesit francez nuk është aspak në diskutim dhe se ai do të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës gjatë sezonit të ri.
“Kalimi i Olise te Real Madrid? Nuk është një temë për ne. Ne mezi presim rikthimin e tij nga pushimet. Michael do të ketë një rol shumë të rëndësishëm te Bayerni këtë sezon”, u shpreh Freund.
Pas këtij zhvillimi, Real Madrid ka zhvendosur plotësisht fokusin te Yan Diomandé. Talenti nga Bregu i Fildishtë është kthyer në objektivin kryesor të klubit madrilen, me drejtuesit e “Los Blancos” që po punojnë intensivisht për të finalizuar marrëveshjen.
Sipas raportimeve, negociatat janë duke vazhduar si me përfaqësuesit e lojtarit, ashtu edhe me RB Leipzig, ndërsa Real Madrid synon ta mbyllë transferimin brenda ditëve të ardhshme, përpara se në garë të futen edhe klube të tjera të interesuara.
Gjithçka tregon se Olise do të vazhdojë karrierën te Bayern Munich, ndërsa Real Madrid tashmë ka përqendruar të gjitha përpjekjet për të siguruar firmën e Yan Diomandé, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues në futbollin evropian.
Flaka
















