Real Madrid kryeson garën për Yan Diomandé, PSG nuk dorëzohet deri në fund
Real Madrid është aktualisht në avantazh në garën për transferimin e Yan Diomandé, një prej talenteve më të kërkuar të merkatos verore. Klubi madrilen vazhdon të jetë optimist për finalizimin e marrëveshjes, ndërsa pritet të paraqesë shumë shpejt një ofertë të re ndaj RB Leipzigut, me vlerë mbi 100 milionë euro.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Real Madridit besojnë se kjo ofertë do të jetë vendimtare për të arritur marrëveshjen me klubin gjerman dhe për të siguruar shërbimet e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.
Nga ana tjetër, Paris Saint-Germain nuk ka hequr dorë nga gara. Kampionët e Francës kanë intensifikuar përpjekjet gjatë 48 orëve të fundit për të bindur lojtarin dhe klubin gjerman, duke tentuar të ndryshojnë rrjedhën e negociatave.
Megjithatë, burimet bëjnë të ditur se Diomandé i ka dhënë dritën jeshile Real Madridit dhe preferon transferimin në “Santiago Bernabéu”, një zhvillim që e vendos klubin spanjoll në pozita shumë të favorshme.
Negociatat mbeten të hapura, por vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim. Nëse gjithçka shkon sipas planit të Real Madridit, Diomandé mund të bëhet një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, me një marrëveshje që kap vlerën mbi 100 milionë euro.
Flaka
















