Liverpool bën Bradley Barcolan prioritet absolut, francezi i hap derën transferimit nga PSG
Liverpool ka vendosur Bradley Barcolan në krye të listës së objektivave për përforcimin e repartit ofensiv. Sipas raportimeve, drejtuesit e “The Reds” e kanë identifikuar sulmuesin francez si prioritet absolut që prej muajit prill dhe vazhdojnë të punojnë për realizimin e transferimit.
Barcola thuhet se është i hapur ndaj një kalimi në “Anfield” dhe e sheh projektin e Liverpoolit si destinacionin e tij të preferuar, nëse klubi anglez arrin një marrëveshje me Paris Saint-Germain për shumën e transferimit.
Interesimi i Liverpoolit për 23-vjeçarin nuk është i ri. Klubi anglez tentoi ta transferonte edhe verën e kaluar, ndërsa tani ka rikthyer me forcë ofensivën për ta sjellë në Premier League.
Një tjetër faktor që favorizon Liverpoolin është fakti se Barcola nuk pritet të rinovojë kontratën me PSG-në. Kjo ka hapur mundësinë për një aventurë të re në karrierën e tij, ndërsa drejtuesit e kampionëve francezë ende nuk kanë përcaktuar çmimin përfundimtar për kartonin e lojtarit.
Pritet që bisedimet mes klubeve të intensifikohen në ditët e ardhshme, me Liverpoolin që synon të finalizojë një nga transferimet më të rëndësishme të kësaj merkatoje verore. Tashmë gjithçka varet nga vendimi i PSG-së dhe nga marrëveshja financiare mes palëve.
Flaka
















