Pedro Neto i ofrohet Al Hilalit, klubi saudit shqyrton edhe Ousmane Dembélén

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2026 14:21

Pedro Neto i ofrohet Al Hilalit, klubi saudit shqyrton edhe Ousmane Dembélén

Pedro Neto mund të jetë emri i radhës që transferohet në Arabinë Saudite. Sipas raportimeve të fundit, agjenti i njohur Jorge Mendes ia ka ofruar sulmuesin portugez klubit të Al Hilal, i cili vazhdon të kërkojë një përforcim të madh në repartin ofensiv.

Megjithatë, Neto nuk është i vetmi objektiv i klubit saudit. Al Hilal vazhdon të lidhet edhe me fituesin aktual të “Topit të Artë”, Ousmane Dembélé, i cili mbetet një nga emrat më të mëdhenj në listën e dëshirave të drejtuesve.

Sipas burimeve, Al Hilal pritet të përqendrohet vetëm te një prej dy futbollistëve, duke vlerësuar alternativën më të mirë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Ende nuk ka negociata të avancuara apo marrëveshje zyrtare, por ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse klubi saudit do të zgjedhë Pedro Neton apo do të vazhdojë ofensivën për transferimin e Ousmane Dembélés.

Merkatoja verore vazhdon të prodhojë zhvillime interesante, ndërsa Al Hilal synon të shtojë një tjetër emër të madh në radhët e tij për të forcuar ambiciet në arenën vendase dhe ndërkombëtare.

Flaka

394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2026 14:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?