Xavi Simons rrëfen largimin nga Barcelona: “Klubi nuk besoi te unë”
Xavi Simons ka folur për herë të parë hapur rreth largimit të tij nga Barcelona dhe ka zbuluar detaje nga periudha e tij në akademinë katalanase.
Mesfushori holandez, i cili kaloi një pjesë të madhe të fëmijërisë së tij te Barça, tha se gjithmonë ka pasur dashuri për klubin, por pranoi se mënyra se si u raportua largimi i tij e ka lënduar atë dhe familjen e tij.
“Kam kaluar gjithë fëmijërinë time te Barça, prandaj e dua klubin. Gjithçka që u tha për largimin tim më lëndoi mua dhe familjen time, sepse nuk kishte lidhje me të vërtetën”, u shpreh Simons.
Ai tregoi se vendimi i Barcelonës lidhej me besimin e klubit te lojtarë të tjerë në atë periudhë.
“Është e qartë që Barcelona nuk besoi te unë. Më thanë: ‘Ne besojmë te lojtarë të tjerë’. Ata donin të më ofronin kontratë, por më bënë të kuptoja se nuk isha një nga lojtarët kryesorë të projektit”, deklaroi ai.
Simons theksoi se opinioni publik u krijua nga informacionet e jashtme, ndërsa sipas tij arsyeja reale e largimit ishte mungesa e një roli të rëndësishëm në planet e klubit.
Lojtari holandez vazhdon karrierën e tij në nivelet më të larta të futbollit evropian, ndërsa rrëfimi i tij ka rikthyer diskutimet për mënyrën se si klubet menaxhojnë talentet e akademive të tyre.
Flaka
















