Dëshironi dhëmbë më të bardhë dhe të shëndetshëm? Këto ushqime mund t’ju ndihmojnë
Kujdesi për dhëmbët nuk lidhet vetëm me larjen dhe pastrimin e përditshëm. Edhe ushqimet që konsumojmë luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e dhëmbëve të fortë dhe të shëndetshëm.
Produktet e pasura me kalcium, fosfor dhe vitamina mund të ndihmojnë në forcimin e smaltit dhe mbrojtjen e gojës nga problemet dentare.
Djathi dhe qumështi janë ndër ushqimet më të dobishme për dhëmbët, pasi përmbajnë kalcium dhe minerale që ndihmojnë në forcimin e tyre. Kosi, falë proteinave dhe probiotikëve, mund të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit oral.
Edhe uji ka një rol të rëndësishëm, pasi ndihmon në hidratimin e gojës dhe largimin e mbetjeve ushqimore. Ndërkohë, arrat, mollët dhe çaji përmbajnë përbërës që mund të ndihmojnë në reduktimin e baktereve dhe mbrojtjen e dhëmbëve.
Edhe çokollata e zezë, kur konsumohet në sasi të moderuar dhe me pak sheqer, mund të ketë disa përfitime për shëndetin oral falë përbërësve të kakaos.
Një dietë e ekuilibruar, së bashku me higjienën e rregullt të gojës, është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur një buzëqeshje të shëndetshme.
Flaka
















