Liverpool përgatit ofertën e parë për Bradley Barcola, sulmuesi francez dëshiron kalimin në “Anfield”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2026 19:06

Liverpool përgatit ofertën e parë për Bradley Barcola, sulmuesi francez dëshiron kalimin në “Anfield”

Liverpool është gati të bëjë lëvizjen e parë zyrtare për transferimin e Bradley Barcola.

Sipas raportimeve të fundit, të bëra publike nga talkSPORT, “The Reds” pritet të paraqesin ofertën hapëse për sulmuesin francez, i cili aktualisht është pjesë e Paris Saint-Germain.

Barcola ende nuk ka arritur marrëveshje personale me Liverpoolin, por raportohet se është i hapur për një transferim në Premier League dhe e sheh me interes kalimin te skuadra angleze.

Liverpool pritet të përdorë si argument faktin se kontrata e lojtarit me PSG-në ka edhe vetëm dy vite të mbetura dhe se 23-vjeçari nuk ka ndërmend të rinovojë marrëveshjen aktuale.

Megjithatë, PSG kërkon një shifër të lartë për kartonin e tij, me klubin francez që vlerëson Barcolan rreth 145 milionë paund. Liverpool beson se kjo shumë është më e lartë sesa vlera reale e lojtarit dhe do të tentojë të negociojë një çmim më të ulët.

Barcola është një nga talentet më të vlerësuar të futbollit francez dhe një objektiv i rëndësishëm për Liverpoolin, që kërkon përforcime në repartin ofensiv.

Flaka

498
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2026 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
498
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?