Marcus Rashford ka konfirmuar fundin e aventurës së tij te Barcelona, duke i dhënë lamtumirën klubit katalanas pas periudhës së kaluar në “Camp Nou”.
Sulmuesi anglez bëri të ditur përmes një mesazhi emocional se koha e tij me Barcelonën ka përfunduar, duke falënderuar klubin, tifozët dhe të gjithë personat që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.
“Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj të gjithëve në klub që e kthyen kohën time këtu në një eksperiencë pozitive dhe të paharrueshme. Kam dashur çdo moment dhe do t’i mbaj gjithmonë me vete këto kujtime speciale”, shkroi Rashford.
Sipas raportimeve, Barcelona kishte vendosur që në qershor të mos e transferonte përfundimisht lojtarin, ndërsa klubi katalanas nuk do të tentojë as një tjetër huazim për sezonin e ardhshëm.
Pas mbylljes së kapitullit me Barcelonën, Rashford do të rikthehet te Manchester United, ku pritet të paraqitet në përgatitjet e skuadrës angleze.
Sulmuesi 28-vjeçar e mbylli mesazhin e tij me një falënderim për klubin dhe tifozët blaugrana: “Visca Barça”.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
30 Korrik, 2026 14:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.