10 ushqime me pak kalori që mund t’ju ndihmojnë të mbani peshën nën kontroll

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2026 15:00

10 ushqime me pak kalori që mund t’ju ndihmojnë të mbani peshën nën kontroll

Për personat që duan të kujdesen për peshën dhe ushqyerjen e tyre, zgjedhja e ushqimeve me pak kalori mund të jetë një ndihmë e madhe. Disa produkte natyrale përmbajnë shumë ujë, fibra dhe vlera ushqyese, ndërsa kanë një numër të ulët kalorish.

Këto ushqime mund të përfshihen më lehtë në një regjim të balancuar ushqimor, pasi ndihmojnë në krijimin e ndjenjës së ngopjes pa shtuar shumë kalori.

Në listën e ushqimeve që konsiderohen më miqësore për organizmin përfshihen:

1. Kokoshkat – kur përgatiten pa gjalpë dhe pa shumë kripë, mund të jenë një alternativë e lehtë për një ushqim të vogël gjatë ditës.

2. Patëllxhani – një patëllxhan i pjekur përmban pak kalori dhe mund të jetë zgjedhje e mirë për vaktet e shëndetshme.

3. Portokalli dhe qitroja – agrume të pasura me vitamina dhe të përdorura shpesh në dieta për kontrollin e peshës.

4. Pjepri dhe shalqiri – përmbajnë shumë ujë dhe kanë një përmbajtje relativisht të ulët kalorike.

5. Kungujt – janë të lehtë për organizmin dhe mund të ndihmojnë në funksionimin më të mirë të tretjes.

6. Kastraveci – falë përmbajtjes së lartë të ujit, është një nga ushqimet më të lehta për konsum.

7. Mollët – të pasura me fibra dhe mund të ndihmojnë në ndjenjën e ngopjes.

8. Kumbullat – përmbajnë pak kalori dhe mund të jenë një zgjedhje e mirë si frut i freskët.

9. Sallata – një ushqim me shumë pak kalori që mund të shoqërojë vaktet e përditshme.

10. Frutat e pyllit – si boronicat, mjedrat dhe manaferrat, ofrojnë vitamina dhe antioksidantë me pak kalori.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se asnjë ushqim nuk garanton humbje peshe i vetëm. Rezultatet më të mira arrihen përmes një ushqyerjeje të ekuilibruar dhe aktivitetit fizik të rregullt.

Flaka

8

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2026 15:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut