Casemiro zbulon arsyen e zgjedhjes së Inter Miamit: “Dua të ndihmoj Messin të fitojë më shumë tituj”
Casemiro ka zbuluar arsyen kryesore pse zgjodhi transferimin te Inter Miami, duke theksuar se dëshira e tij ishte të luante përkrah Lionel Messit dhe ta ndihmonte yllin argjentinas të vazhdojë sukseset.
Mesfushori brazilian tha se kishte disa oferta nga klube të ndryshme, përfshirë edhe ekipe nga Italia, por në fund vendosi për aventurën në MLS pasi dëshironte të ishte pjesë e projektit me Messin.
“Kisha shumë mundësi, nga Italia dhe shumë ekipe të tjera për të luajtur, por jam aty ku dua të jem: me Messin, për ta ndihmuar të fitojë më shumë tituj dhe ta bëj edhe më të madh se sa është tani”, u shpreh Casemiro.
Ish-lojtari i Real Madridit e vlerësoi maksimalisht Messin, duke e cilësuar atë si “Zotin e futbollit” dhe duke theksuar se objektivi i tij është ta ndihmojë argjentinasin të vazhdojë të shkruajë histori.
“Unë vetëm dua ta ndihmoj Leo Messin të vazhdojë të fitojë trofe. Ai është Zoti i futbollit.”
Bashkimi i Casemiros me Inter Miamin do të shtojë edhe më shumë eksperiencë dhe cilësi në skuadrën amerikane, e cila synon të luftojë për trofe me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.
Flaka
















