Tronditje në FIFA? Raportohet për një përplasje të mundshme mes Grafström dhe Infantinos
FIFA mund të përballet me një periudhë të trazuar në drejtimin e saj, pasi janë publikuar raportime për një përplasje të mundshme mes presidentit Gianni Infantino dhe sekretarit të përgjithshëm Mattias Grafström.
Sipas gazetarit Romain Molina, Grafström dyshohet se po përgatit një lëvizje kundër Infantinos, me pretendimin se presidenti aktual i FIFA-s mund të përballet me rrezikun e humbjes së postit të tij.
Raportimi ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit, pasi Gianni Infantino ka drejtuar FIFA-n që nga viti 2016 dhe është rizgjedhur në krye të organizatës edhe për një mandat tjetër.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga FIFA apo nga personat e përfshirë lidhur me këto pretendime. Situata mbetet në nivelin e raportimeve mediatike, ndërsa priten zhvillime të reja për të kuptuar nëse ekziston një përplasje reale brenda strukturave drejtuese të futbollit botëror.
Nëse këto pretendime do të rezultonin të sakta, një ndryshim i mundshëm në udhëheqjen e FIFA-s do të përbënte një nga zhvillimet më të mëdha institucionale në futbollin ndërkombëtar.
Flaka
















