Kafeja ka përfitime, por ja 4 rastet kur duhet ta shmangni për të mbrojtur shëndetin
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe shumë studime kanë treguar se konsumimi i saj mund të lidhet me disa përfitime shëndetësore, si përmirësimi i përqendrimit, përshpejtimi i metabolizmit dhe ulja e rrezikut për disa sëmundje.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kafeja nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë, sidomos në disa raste kur mund të shkaktojë efekte të padëshiruara.
1. Kur kafeja është shumë e nxehtë
Konsumimi i pijeve me temperaturë shumë të lartë, përfshirë kafenë dhe çajin, është lidhur me rritjen e rrezikut për probleme në ezofag. Sipas ekspertëve, shqetësimi kryesor lidhet me temperaturën e lartë të pijes dhe jo me vetë përbërjen e saj.
2. Nëse shkakton ankth
Kafeina vepron si stimulues i sistemit nervor dhe mund të rrisë nivelin e kortizolit, hormonit të stresit. Për disa persona, kjo mund të përkeqësojë ndjenjat e ankthit dhe të ndikojë në cilësinë e gjumit.
3. Kur jeni shumë të lodhur dhe keni mungesë gjumi
Edhe pse kafeja mund të japë një ndjenjë të përkohshme energjie, ajo nuk e zëvendëson pushimin. Konsumimi i saj vonë gjatë ditës mund të ndikojë negativisht në gjumë.
4. Menjëherë pas zgjimit
Ekspertët sugjerojnë që kafeja e parë e ditës të mos pihet menjëherë pasi hapni sytë. Në orët e para të mëngjesit, nivelet e kortizolit janë natyrshëm më të larta, ndaj rekomandohet që kafeja të konsumohet më vonë, zakonisht rreth orës 10:00 deri në 12:00.
Kafeja mund të jetë pjesë e një rutine të shëndetshme, por mënyra dhe koha e konsumimit luajnë rol të rëndësishëm për të shmangur efektet negative.
Flaka










