Barcelona nuk ka hequr dorë nga ideja për të transferuar Julián Álvarezin dhe po përgatit një përpjekje të fundit për të bindur sulmuesin argjentinas.
Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit e Barcelonës, Deco dhe João Amaral, kanë udhëtuar drejt Madridit, ku pritet të zhvillojnë një takim me agjentin e lojtarit, Fernando Hidalgo, për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje.
Në kampin katalanas besojnë se dëshira e Álvarezit për të realizuar një ëndërr të madhe nuk ka ndryshuar dhe klubi synon të luftojë deri në fund për nënshkrimin e tij.
Sipas informacioneve të fundit, Barcelona ka zhvilluar kontakte dhe biseda me figura të rëndësishme javët e fundit, ndërsa drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të heqin dorë nga operacioni.
Situata mbetet e hapur, ndërsa orët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit argjentinas. Interesimi i Barcelonës për Julián Álvarezin vazhdon të jetë një nga temat më të mëdha të kësaj merkatoje.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Gusht, 2026 14:24 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.