Presidenti i Remos sulmon Neymarin pas eliminimit nga Santos: “Bëri shfaqje provokuese”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2026 20:00

Presidenti i Remos sulmon Neymarin pas eliminimit nga Santos: “Bëri shfaqje provokuese”

Neymar është përfshirë në një tjetër polemikë në futbollin brazilian, pas përfundimit të përballjes mes Santos dhe Remos në Kupën e Brazilit.

Pas eliminimit të Remos nga Santos, presidenti i klubit humbës, ka kritikuar ashpër yllin brazilian, duke e akuzuar se ka provokuar tifozët, stafin dhe lojtarët kundërshtarë gjatë festimeve.

“Nuk kemi nevojë për këtë. Neymar bëri një shfaqje provokuese dhe erdhi të na ngacmonte pas ndeshjes”, është shprehur presidenti i Remos, duke përdorur fjalë të forta ndaj sulmuesit brazilian.

Nga ana tjetër, Neymar ka reaguar duke thënë se ishte provokuar fillimisht nga tifozët dhe kundërshtarët. Ai u shpreh me ironi se festoi pasi ishte ofenduar dhe më pas të tjerët u zemëruan për reagimin e tij.

Ngjarja ka shkaktuar debate të shumta në Brazil, ndërsa Neymar vazhdon të jetë një nga figurat më të diskutuara të futbollit atje.

Flaka

498
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2026 20:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
498
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?