Manchester City ka arritur marrëveshje me Jeremy Dokun për zgjatjen e kontratës së tij, duke siguruar që sulmuesi belg të mbetet pjesë e gjigantëve anglezë deri në vitin 2031.
Sipas raportimeve, të gjitha detajet mes palëve janë mbyllur dhe njoftimi zyrtar nga klubi pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme.
Me këtë marrëveshje, Manchester City vazhdon politikën e tij për të blinduar lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Doku, i cili është shquar për shpejtësinë, driblimet dhe aftësinë për të krijuar raste, konsiderohet një pjesë kyçe e projektit afatgjatë të klubit.
Rinovimi i kontratës së belgut është një tjetër sinjal i qartë se drejtuesit e Manchester Cityt synojnë të ruajnë bërthamën e skuadrës dhe të vazhdojnë të konkurrojnë për trofetë më të rëndësishëm në Angli dhe Evropë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Gusht, 2026 19:29 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.