Çaji jeshil është i shëndetshëm, por ja çfarë ndodh nëse e teproni
Çaji jeshil konsiderohet një nga pijet e pasura me përbërës të dobishëm, por konsumimi i tepërt mund të shkaktojë efekte të padëshiruara, kryesisht për shkak të përmbajtjes së kafeinës.
Konsumimi i sasive të mëdha, veçanërisht më shumë se pesë gota në ditë, mund të shoqërohet me simptoma si dhimbje koke, nervozizëm, pagjumësi, marramendje, dridhje, urth, të vjella dhe diarre. Në disa raste mund të shfaqen edhe rrahje të shpejta ose të çrregullta të zemrës.
Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që çaji jeshil të konsumohet me masë dhe të merret parasysh edhe sasia e përgjithshme e kafeinës që merret gjatë ditës nga kafeja, pijet energjike dhe burime të tjera.
Kujdes i veçantë rekomandohet edhe gjatë shtatzënisë, pasi marrja e tepërt e kafeinës mund të lidhet me rreziqe për shtatzaninë. Gratë shtatzëna duhet të jenë të kujdesshme me sasinë e çajit jeshil dhe të marrin parasysh këshillën e mjekut ose profesionistit shëndetësor.
Pra, çaji jeshil mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar, por si me çdo pije që përmban kafeinë, rëndësi ka sasia e konsumuar.
Flaka










