“Tri ditë, tre skandale!” Bujar Osmani shpërthen ndaj pushtetit: Po na godasin çdo ditë pas shpine!
“Tri ditë, tre skandale!” Bujar Osmani shpërthen ndaj pushtetit: Po na godasin çdo ditë pas shpine!
“Tri ditë, tre skandale!” Bujar Osmani shpërthen ndaj pushtetit: Po na godasin çdo ditë pas shpine!
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe një nga figurat kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar ashpër përmes një deklarate publike, ku ka denoncuar tri ngjarje të njëpasnjëshme që i ka cilësuar si skandale të rënda me prapavijë diskriminuese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Osmanit, situata politike dhe shoqërore në vend po përkeqësohet çdo ditë, ndërsa vendimet e fundit përbëjnë goditje të drejtpërdrejta ndaj përfaqësimit dhe interesave ekonomike të shqiptarëve.
Ai ka numëruar tre hapat që, sipas tij, tregojnë një tendencë të rrezikshme:
- Përfaqësimi në Polici: Nga 310 kandidatë të pranuar në Shkollën e Policisë, vetëm 9 prej tyre janë shqiptarë, gjë që sipas tij prish barazinë etnike dhe fshin arritjet e deritanishme për përfaqësim të drejtë.
- Glorifikimi i kriminelëve të luftës: Osmani dënoi faktin që funksionarë dhe parti të koalicionit qeverisës vazhdojnë të madhërojnë kasapin e Srebrenicës, Ratko Mladiq, duke cenuar vlerat euroatlantike dhe moralin publik.
- Goditja ekonomike në Shkup: Qyteti i Shkupit ka vendosur t’i marrë 6 milionë euro të parapara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” në Vizbeg — një zonë kyçe për biznesin shqiptar — për t’i riallokuar ato në pjesë të tjera të qytetit.
”Ditët na janë bërë kështu: çdo ditë nga një goditje. Çdo ditë nga një thikë pas shpine,” është shprehur Osmani, duke paralajmëruar se këto veprime dëmtojnë rëndë bashkëjetesën dhe stabilitetin në vend.
Postimi i.plotë:
Në tri ditë, tre skandale të rënda:
1. Vetëm 9 shqiptarë nga 310 të pranuar në Shkollën e Policisë.
2. Funksionarë dhe parti të pushtetit madhërojnë kasapin e Srebrenicës, Ratko Mladiqin.
3. Qyteti i Shkupit ia merr 6 milionë euro bulevardit “Hasan Prishtina” në Vizbeg, zemrës së biznesit shqiptar, dhe i çon në anën tjetër të qytetit.
Ditët na janë bërë kështu: çdo ditë nga një goditje. Çdo ditë nga një thikë pas shpine.













