Lewandowski: “Champions League është një ëndërr për Barcelonën, shpresoj ta fitojnë”
Robert Lewandowski ka folur për objektivat e Barcelonës në këtë sezon, duke theksuar se fitimi i Champions League mbetet një ëndërr për klubin katalanas.
Sulmuesi polak beson se ky sezon mund të jetë ndryshe nga ai i kaluar dhe se Barcelona ka cilësinë e nevojshme për të synuar trofeun më të rëndësishëm evropian.
“Champions League është një ëndërr për Barcelonën. Ky sezon mund të jetë ndryshe nga ai i mëparshmi. Barça ka shumë lojtarë cilësorë, si dhe afrime të reja. Shpresoj që të provojnë ta fitojnë Champions League dhe të jenë në gjendje ta festojnë”, u shpreh Lewandowski.
Duke folur për paraqitjet e fundit të skuadrës, polaku tha se nuk ka parë shumë nga dy ndeshjet e fundit, por është në dijeni të situatës aktuale të klubit.
“Kam parë pak nga dy ndeshjet, por e di situatën aktuale të klubit. Ata kanë nevojë për pak kohë dhe shpresoj që Barcelona të vazhdojë të luajë mirë. Kanë lojtarë shumë të mirë”, shtoi ai.
Deklaratat e Lewandowskit vijnë në një moment kur Barcelona synon të rikthehet në majën e futbollit evropian dhe të luftojë seriozisht për trofeun e Champions League.
Flaka










