Dembélé zbulon Top 3 për “Ballon d’Or”: Kvaratskhelia, Kane dhe Mbappé
Ousmane Dembélé ka dhënë parashikimin e tij për tre futbollistët që, sipas tij, meritojnë të jenë në podiumin e garës për “Ballon d’Or”.
Në një intervistë për L’Équipe, ylli i Paris Saint-Germain tha se nuk ka shumë dyshime se çmimi prestigjioz do të mbetet në duart e një futbollisti të klubit francez.
“Nuk mendoj se ka ndonjë dyshim se kush do ta fitojë ‘Ballon d’Or’. Mendoj se do të mbetet në duart e një lojtari të PSG-së”, u shpreh Dembélé.
Kur u pyet për Top 3-shen e tij, francezi përmendi Khvicha Kvaratskhelia, Harry Kane dhe Kylian Mbappé.
“Top 3? Kvara, Harry Kane dhe mendoj Kylian Mbappé”, deklaroi Dembélé.
Sulmuesi i PSG-së sqaroi gjithashtu se nuk e sheh veten duke votuar për veten në këtë garë.
“Unë kurrë nuk e vendos veten në këto lloj gjërash. Nëse do të flisja për veten time, nuk do të votoja për veten”, tha ai.
Dembélé përmendi edhe disa emra të tjerë që, sipas tij, kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm dhe mund të jenë pjesë e diskutimit për çmimin individual. Mes tyre ai veçoi Michael Olise, Lamine Yamal dhe Fabián Ruiz.
Deklarata e Dembélés vjen në një moment kur gara për “Ballon d’Or” mbetet e hapur dhe emrat kryesorë po diskutojnë publikisht favoritët e tyre.
Flaka












