Mac Allister zbulon të ardhmen te Liverpooli: “Kisha mundësi të largohesha këtë verë”
Alexis Mac Allister ka folur hapur për situatën e tij te Liverpooli, duke zbuluar se gjatë merkatos së verës kishte mundësi të largohej nga klubi.
Mesfushori argjentinas bëri të ditur se Liverpooli nuk ishte në gjendje t’i ofronte një kontratë të re, lajm që, sipas tij, e kishte bërë të ndihej shumë i zhgënjyer.
“Kishte një mundësi që të largohesha këtë verë, siç mendoj se të gjithë e dinë. Mora lajmin se klubi nuk ishte në gjendje të më ofronte një kontratë të re, gjë që më trishtoi shumë”, deklaroi Mac Allister.
Argjentinasi kujtoi edhe sukseset e përbashkëta me klubin, duke theksuar se së bashku kanë kaluar si momente të vështira, ashtu edhe triumfin në Premier League.
“Ne fituam një titull të Premier League së bashku. Kemi kaluar edhe momente të vështira së bashku. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.
Megjithatë, Mac Allister qetësoi tifozët e Liverpoolit, duke garantuar se do të vazhdojë të japë maksimumin për klubin për sa kohë të jetë pjesë e tij.
“Sigurisht që ka ende kohë. Tifozët nuk kanë pse të shqetësohen. Do të jap 100% deri në ditën time të fundit. Kishte mundësi të largohesha këtë verë, por tani për tani jam në klubin e duhur”, përfundoi ai.
Fjalët e Mac Allister lënë të hapur të ardhmen e tij në Anfield, ndërsa situata rreth kontratës së tij pritet të ndiqet me interes në muajt e ardhshëm.
Flaka












