Dominik Szoboszlai ka folur për rolin e tij gjithnjë e më të rëndësishëm te Liverpooli, duke theksuar se është i gatshëm të marrë më shumë përgjegjësi brenda skuadrës.
“Besoj se isha gati. Ky është sezoni im i katërt dhe periudha më e gjatë që kam kaluar në një klub”, u shpreh mesfushori hungarez.
Szoboszlai theksoi se përpiqet të japë maksimumin në çdo stërvitje dhe ndeshje, ndërsa pranoi se nuk është gjithmonë lojtari më aktiv në dhomat e zhveshjes, duke përmendur Virgil van Dijk, Joe Gomez dhe Alisson si figura më me përvojë.
“Përpiqem të udhëheq me shembull. Mund të flas gjithashtu, por mendoj se duhen të dyja. Unë preferoj të flas në fushë, përmes mënyrës se si luaj dhe asaj që bëj”, përfundoi Szoboszlai.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Shtator, 2026 15:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.