Yamal zgjedh favoritin për Kopa Trophy: “Pau Cubarsí është i vetmi fitues!”
Lamine Yamal ka bërë të qartë zgjedhjen e tij për Kopa Trophy, çmimin që i jepet talentit më të mirë të ri në garën e Ballon d’Or.
Ylli i Barcelonës ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të drejtpërdrejtë për shokun e tij të skuadrës, Pau Cubarsí, duke shkruar: “I vetmi fitues, Pau Cubarsí”.
Yamal e njeh mirë këtë çmim, pasi e ka fituar dy herë radhazi, përfshirë edhe edicionin e kaluar. Edhe këtë vit ai është mes kandidatëve, por pavarësisht kësaj, ka zgjedhur të mbështesë Cubarsín për trofeun.
Në garë për Kopa Trophy janë gjithashtu Kerim Alajbegović, Ayyoub Bouaddi, Yan Diomandé, Lennart Karl, Éli Junior Kroupi, Johan Manzambi, Ibrahim Maza dhe Warren Zaïre-Emery.
Ndërkohë, atmosfera te Barcelona është në maksimum. Katalanasit po luajnë ndaj Feyenoordit në ndeshjen e tyre të parë të Champions League dhe po udhëheqin 2-0, duke dominuar takimin dhe duke treguar një paraqitje bindëse.
Në këtë formë, vëmendja është edhe te dy talentet e rinj të Barcelonës, Yamal dhe Cubarsí, të cilët vazhdojnë të jenë ndër emrat më të përfolur të gjeneratës së re të futbollit evropian.
A do të jetë Pau Cubarsí fituesi i Kopa Trophy këtë vit?
Flaka












