Barcelona ishte e interesuar për transferimin e Bernardo Silvës, ndërsa mesfushori portugez gjithashtu kishte dëshirë të bashkohej me klubin katalanas.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar detaje të reja rreth kësaj mundësie, duke konfirmuar se Bernardo e dëshironte transferimin në Camp Nou.
“Bernardo donte të vinte te Barcelona, por nuk ndodhi për shkak të parametrave tanë”, deklaroi Deco për RAC1.
Sipas tij, çështja lidhej kryesisht me aspektin ekonomik dhe minutat e lojës që do të kishte portugezi.
“Unë e dua atë, është një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij. Por nuk ishte pozicioni që po kërkonim. Ishte një çështje ekonomike dhe minutash. Është e qartë se Bernardo donte të luante, por unë preferoj lojtarët tanë”, shtoi Deco.
Në këtë mënyrë, Barcelona vendosi të mos e konkretizojë transferimin, duke zgjedhur të vazhdojë t’u besojë futbollistëve që tashmë janë pjesë e skuadrës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Shtator, 2026 17:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.