Deco shpërthen për Topin e Artë: “Skandal botëror që Pedri dhe Raphinha mungojnë në Top 30”
Drejtori i Barcelonës, Deco, ka reaguar ashpër për listën e 30 të nominuarve për Topin e Artë, duke e cilësuar si “skandal botëror” mungesën e Pedrit dhe Raphinhas.
Në një intervistë për RAC1, Deco tha se të dy lojtarët e Barcelonës e meritonin të ishin pjesë e listës së finalistëve.
“Për mendimin tim, është një skandal botëror që Pedri dhe Raphinha janë jashtë Top 30 të Topit të Artë. Ata duhej të ishin aty”, deklaroi Deco.
Ndërkohë, për Lamine Yamal, Deco nuk ka asnjë dyshim se talenti spanjoll duhet të konsiderohet favorit për ta fituar çmimin prestigjioz.
“Lamine duhet të jetë favorit për Topin e Artë. Për mua, nuk ka asnjë dyshim. Kujtoni gjithçka që ka bërë me Barcelonën dhe kombëtaren, ai ka pasur disa momente vërtet të jashtëzakonshme”, u shpreh drejtori i klubit katalanas.
Deklaratat e Decos vijnë në një moment kur gara për Topin e Artë pritet të jetë tejet e fortë, ndërsa Yamal shihet si një nga pretendentët kryesorë për trofeun.
Flaka












