Mickoski: 1.150 studentë fitojnë kushte bashkëkohore për jetesë dhe studim

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2026 17:02

Mickoski: 1.150 studentë fitojnë kushte bashkëkohore për jetesë dhe studim

Mickoski: Është lëshuar në përdorim konvikti studentor „Stiv Naumov“, 1.150 studentë fitojnë kushte bashkëkohore për jetesë dhe studim
“Mirëdita edhe nga unë, të nderuar përfaqësues të mediave,Unë nuk kam se çfarë të shtoj nga ajo që tashmë u tha nga folësit paraprak.Mund të them vetëm se probleme ka, trashëguam mijëra, do të thoja, probleme; çdo ditë zgjidhim nga një problem. Ja, sot jemi këtu për të marrë pjesë në këtë pamje vërtet të mrekullueshme, në konviktin studentor „Stiv Naumov“. 1.150 studentë këtu do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre studentore.Praktikisht, kushtet që i kanë sot janë vërtet, siç thanë disa nga folësit paraprak, ndër më të mirat në rajon, mbase edhe më gjerë.Vërtet kemi kushte evropiane, ajo që ata duhet të bëjnë është vetëm t’i përkushtohen mësimit, t’i përfundojnë studimet dhe sigurisht, të drejtojnë vetë jetën e tyre.Ajo që ne si Qeveri bëjmë, ndërsa disa të tjerë rrinë anash dhe vetëm kritikojnë pa argumente, nuk ka argument më të madh sesa realizimi i projekteve dhe korrigjimi i lëshimeve dhe gabimeve nga e kaluara. Për fat të keq, ato janë me mijëra.Punojmë sipas prioriteteve, punojmë në bazë të mundësive që i kemi në dispozicion. Falënderim i madh për partnerët tanë, Bankën Gjermane për Zhvillim, Bashkimin Evropian, falënderim i madh për kolegët nga Qeveria, për të punësuarit në qendrën studentore, në konviktin studentor këtu, për durimin. Tani do të kemi 1.150 shtretër të rinj, kapacitet që deri më tani nuk e kishim.Në fund të këtij muaji, muajin e ardhshëm, presim të lëshohet në përdorim edhe konvikti i dytë studentor, kështu që në një moment do të kemi edhe më shumë se 1.500 shtretër në dispozicion për studentët, të cilët deri tani nuk i kishim dhe që do të kenë kushte evropiane, siç tha edhe Sh.T. Ambasadori i BE-së, z. Rokas – state of art.Kështu që, ja, edhe një herë, na qoftë me fat, uroj që në këto hapësira, në këto konvikte studentore, të përgatiten shumë teza shkencore, punime diplome, magjistrature dhe doktorature.”
277

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2026 17:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut