Hoxha: Siguria mjedisore kërkon institucione të fuqishme dhe bashkëpunim ndërkombëtar

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2026 17:06

Hoxha: Siguria mjedisore kërkon institucione të fuqishme dhe bashkëpunim ndërkombëtar

 Ministri i Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mori pjesë në Seminarin për Sigurinë Mjedisore, i cili u mbajt në Shkup, në kuadër të Twining projektit të BE-së për forcimin e kapaciteteve për zbatimin e legjislacionit mjedisor.

Në fjalën e tij, Hoxha theksoi se ndryshimet klimatike, ndotja, degradimi i natyrës, mbetjet, mungesa e burimeve dhe rreziqet ndërkufitare po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e agjendës globale të sigurisë.

„Asnjë vend nuk mund t’u përgjigjet i vetëm këtyre sfidave. Qasja jonë duhet të jetë e qartë: parandalim në vend të reagimit, bashkëpunim në vend të izolimit dhe përgjegjësi institucionale“, theksoi Hoxha.

Ai theksoi se siguria mjedisore, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit janë të lidhura ngushtë, duke nënvizuar rolin e organeve inspektuese dhe autoriteteve të tjera kompetente në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme që mund të rrezikojnë mjedisin, shëndetin dhe burimet natyrore.

Ministri Hoxha theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar është një nevojë operative, veçanërisht në përballjen me krimin mjedisor ndërkufitar. Në këtë drejtim, ai vuri në dukje rëndësinë e shkëmbimit të informacionit, forcimit të kapaciteteve institucionale dhe bashkëpunimit përmes rrjeteve siç është Rrjeti i BE-së për Zbatimin dhe Përforcimin e së Drejtës Mjedisore – IMPEL.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të kapaciteteve institucionale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për një mjedis të sigurt për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Në seminar u diskutua për sfidat e ardhshme mjedisore, përfshirë situatat emergjente, shëndetin publik dhe ndryshimet klimatike, si dhe për sfidat aktuale dhe të ardhshme në Greqi dhe në rajonin më të gjerë të Ballkanit.

Në diskutime morën pjesë ekspertë dhe përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Spanja.

277

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2026 17:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut