“Qen mosmirënjohës”/ Zyrtari i kabinetit të Siljanovskës sulmon Mevlan Ademin për flamurin në Korab

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Tetor, 2026 19:19

“Qen mosmirënjohës”/ Zyrtari i kabinetit të Siljanovskës sulmon Mevlan Ademin për flamurin në Korab

Maja e Korabit është rikthyer në qendër të debatit publik pas vendosjes së flamurit kuqezi në pikën më të lartë të Shqipërisë, në lartësinë 2.764 metra.

Profesori universitar dhe aktivisti shqiptar, Mevlan Ademi, ka publikuar një fotografi nga maja e Korabit, ku shihet flamuri kuqezi, duke e shoqëruar me mesazhin:

“Ashtu siç i ka hije – Korabi, maja më e lartë e Shqipërisë.”

Postimi ka nxitur reagime, ndërsa një koment me gjuhë fyese ka ardhur nga Maksimilijan Kazakov, zyrtar në kabinetin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Kazakov, në koment, ka shkruar në maqedonisht: “Prandaj edhe do të shkosh të jetosh atje, qen mosmirënjohës!”

Ademi i është përgjigjur duke theksuar përkatësinë e tij dhe duke kundërshtuar gjuhën e përdorur ndaj tij.

“Maksimilijan Kazakov, jetoj në tokën time, në vendin tim, falënderues vetëm për të gjithë dëshmorët e kombit tim!”, ka shkruar Ademi.

Flamuri kuqezi në Korab, debat prej një jave

Maja e Korabit është bërë temë debati publik gjatë ditëve të fundit. Flamuri kuqezi fillimisht ishte vendosur në majën e Korabit nga një grup i lëvizjes studentore të studentëve shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova, në bashkëpunim me patriotë dibranë nga Maqellara.

Sipas informacioneve të bëra publike, në këtë çështje ishte përfshirë edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Denion Meidani, i cili kishte shprehur interesim për zhvillimet rreth flamurit.

Flamuri ishte hequr më pas nga pala maqedonase.

Megjithatë, dy ditë më parë, flamuri kuqezi është vendosur sërish në majën e Korabit, në lartësinë 2.764 metra.

Rikthimi i flamurit dhe reagimet që pasuan kanë rikthyer debatin mbi simbolikën kombëtare, identitetin dhe përdorimin e hapësirave kufitare e malore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në këtë kontekst, komenti fyes i një zyrtari të kabinetit presidencial ndaj Ademit ka shtuar edhe më shumë tensionin rreth kësaj çështjeje. Gazeta Flaka

307

SI PO I PËRBALLONI SHPENZIMET MUJORE PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMEVE?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Tetor, 2026 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
307

SI PO I PËRBALLONI SHPENZIMET MUJORE PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMEVE?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut