Dy yjet kryesorë të Norvegjisë kushtojnë 290 milionë euro – tri herë më shumë se sa i gjithë ekipi i Kosovës

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 22:11

Dy yjet kryesorë të Norvegjisë kushtojnë 290 milionë euro – tri herë më shumë se sa i gjithë ekipi i Kosovës

Norvegjia dhe Kosova do të përballen nga ora 19:00, në stadiumin “Ullevaal” në Oslo, në një ndeshje miqësore.

Tashmë që dihen formacionet zyrtare, Norvegjia vendase do të luajë me yje si Martin Odegaard dhe Erling Haaland nga minuta e parë.

Sipas Transfermarkt, ekipi i sotëm i Norvegjisë kushton 489 milionë euro, ku më shumë se gjysma e këtyre parave, është vlera e dy yjeve kryesor.

Sulmuesi i Man Cityt ka vlerë prej 180 milionë euro, ndërsa mesfushori i Arsenalit, llogaritet diku rreth 110 milionë euro.

Norvegjia ka edhe lojtarë të tjerë që vlejnë shumë, sikurse që janë emrat Oscar Bobb (Man City), me vlerë 25 milionë euro, Julian Ryerson (Borussia Dortmund) me vlerë 20 milionë euro dhe Sander Berge (Burnley) me vlerë 20 milionë euro.

Sa i përketë Kosovë, vlera aktuale e ekipit është 95 milionë euro, me lojtarin më të vlefshëm, Edon Zhegrovën që kushton 25 milionë euro.

Pas tij vijnë Vedat Muriqi (15 milionë euro) dhe Amir Rrahmani (15 milionë euro). /Telegrafi/

39
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 22:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
39
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?