Sylvinho mesazh skuadrës: Tani nisim të ndërtojmë strategjinë për Italinë, dilemat e mia për Europianin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 21:58

Sylvinho mesazh skuadrës: Tani nisim të ndërtojmë strategjinë për Italinë, dilemat e mia për Europianin

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u shfaq mjaft i kënaqur pas triumfit 3-1 në miqësoren ndaj Azerbajxhanit.

“Sa i përket kësaj periudhe, unë jam i kënaqur. Jemi në fazë përgatitjesh. Kanë ardhur lojtarë me 50 ndeshje, të tjerë me 2 ndeshje. Por edhe lojtarë të dëmtuar. Të gjithë kanë bërë shumë mirë, rezultati nuk ka rëndësi.

Strategjia e lojës? Kjo periudhë nga tani e tutje do i dedikohet strategjisë së ndeshjes me Italinë. Deri tani kishte rëndësi puna dhe menaxhimi i lojtarëve, gjithashtu forma e tyre.

Formacioni titullar me Italinë? Nuk e di… Na presin 7 ditë shumë të rëndësishme për t’u stërvitur e punuar. Nuk mund të them nëse do e nisim me formacionin e sotëm ndaj Italisë, apo me një formacion tjetër.

Broja-Asani? T’i propozojmë presidentit të bëjmë një darkë me ish-lojtarët e Kombëtares. Broja dhe Asani vijnë me pak ndeshje. Asani nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare nga janari deri tani. Ka rëndësi për të të luajë dhe të kapë ritmin.

Ai është stërvitur mirë, por nuk luan prej janarit, hiq miqësoret e marsit. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. E zëvendësova sepse donim të provonim diçka tjetër” – tha ai.

42
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 21:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
42
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?