Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin japonez Hiroki Ito
FC Bayern Munich ka nënshkruar me mbrojtësin Hiroki Ito nga VfB Stuttgart, me japonezin që do të jetë pjesë e bavarezëve deri më 30 qershor 2028.
Ito hodhi hapat e tij të parë si futbollist në departamentin e të rinjve të klubit japonez të divizionit të parë Júbilo Iwata, ku mori kontratën e tij të parë si profesionist në vitin 2018.
Ito luajti për Júbilo Iwata dhe Nagoya Grampus në një total prej 60 ndeshjesh në kampionat ku kishte 4 gola, përpara se të transferohej në VfB Stuttgart për sezonin 2021/22.
Ai ishte 97 ndeshje me Stuttgartin, duke shënuar dy gola, ndërsa me paraqitjet e tij tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.
Në qershor të vitit 2022, ai bëri debutimin e tij me Japoninë, për të cilën ai ka 19 paraqitje dhe një gol. Ito luajti gjithashtu në Kupën e Botës 2022./Telegrafi/