Emri i stadiumit “Allianz Arena” do të ndryshohet për ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 21:07

Emri i stadiumit “Allianz Arena” do të ndryshohet për ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian

“Allianz Arena” do të mbajë një emër tjetër në Kampionatin Evropian këtë verë për shkak të një rregulli që pak persona e dinë.

Stadiumi i Bayern Munich që ka një kapacitet prej 70,000 mijë tifozësh do të jetë nikoqire e ndeshjes hapëse të Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Para fillimit të ndeshjes hapëse të kësaj gare, një ceremoni hapëse formale do të zhvillohet rreth një orë para se të nis takimi.

Aty, UEFA do të nderojë Franz Beckenbauer, ndërsa dy legjendat e Gjermanisë, Bernard Dietz dhe Jurgen Klinsmann do të sjellin në fushë trofeun e Kampionatit Evropian.

Do të ketë gjithashtu fishekzjarre dhe një ceremoni prezantimi të flamujve të secilit shtet pjesëmarrës në Euro 2024, sipas gazetës gjermane BILD.

Sidoqoftë, gazetarët dhe komentatorët nuk do të jenë në gjendje që t’i referohen stadiumit si “Allianz Arena”.

Kjo për shkak se shtëpia më e madhe e futbollit evropian nuk i njeh sponsorët e stadiumeve si Allianz për shkak të rregullave strikte sa i përket sponsorizimit.

Vetëm partnerët zyrtarë të kësaj gare janë të lejuar që të lidhen me garat e UEFA-s, që do të thotë se stadiumi do të quhet  “Fußball Arena München” gjatë Euro 2024.

Më herët gjatë muajit prill, emri i stadiumit të Arsenalit ishte ndryshuar për ndeshjen ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në garat evropiane, stadiumi mbante emrin “Arsenal Stadium” pikërisht për shkak të rregullave që përmendëm më lartë./Telegrafi/

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 21:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?